Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Sherri me Gjergj Lucën në Elbasan, reagon vetë Luçiano Boçi: Erdhi të më rrihte dhe iku i rrahur! Më vjen keq që instiktet e mia të vetëmbrojtjes e befasuan (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0bbe50dca7d0065479e7a267df6410cf

Demokrati Luçiano Boçi reagon për sherrin e djeshëm në Elbasan, mes tij dhe biznesmenit Gjergj Luca. Boçi kërkon që Prokuroria të marrë të plotë videon e lokalit ku ndodhi sherri, sepse sipas tij, Luca e ka sulmuar i pari.

Në një deklaratë zyyrtare nga selia e PD, Boçi ka thënë se Gjergj Luca “erdhi të më rrah dhe iku i rrahur”. Madje, demokrati tha se i vinte keq që e kishte befasuar sipërmarrësin Luca me aftësitë e tij të vetëmbrojtes.

Në videon e siguruara nga newsbomb.al, Boçi shihet teksa qëllon me grushte bznesmenin Luca, dhe ndihmohet dhe nga dy miqtë e tij.  

Pjesë nga deklarata e Gjergj Lucës – video e sherrit:

Ngjarja dihet, unë nuk kam ndryshuar version. Mbas sulmit fizik kundër meje, të filluar nga Lluca, unë i kam hypur makinës dhe kam shkuar drejt e në Prokurori për të depozituar kallëzim penal kundër tij dhe sekuestrimin e kamerave.

Pasi unë jam larguar Lluca ka kërkuar, ka parë dhe ka marrë videon. Në video shihet një telefon i imi, i cili ka rënë në tokë dhe unë e kam rimarr atë duke ma dhënë njeriu që ishte më afër. Njeriu me të cilin po bisedoja, u ul e mori dhe ma dha. Gjergj Lluca ka prodhuar alibinë qesharake të vjedhjes së telefonit për të mbuluar krimin e tij.

Videso së transmetuar nga top channel dhe mediat e tjera të qeverisë i mungon momenti i parë, kryesor, agresioni verbal dhe fizik i Gjergj Lucës kundër deputetit Luciano Boçi. Ky moment është manipuluar të vërtetën dhe të vërteta e ngjarjes.

Ai është thjesht një zgjatim kriminal i mazhorancës dhe për fat të keq një borxhli i keq i saj. Është detyrë e prokurorisë të administrojë provat e kësaj vepre penale dhe të denoncuar prej meje si kallëzim penal.

Keqpërdorimi i hapur publik i provave të një vepre penale, është dëshmi e arrogancës dhe sigurisë me të cilën sillen kriminelët në këtë vend. Ne do të depozitojmë sot një ankesë në ILD. Ftoj inspektorin e Lartë të Dretësisë Artur Metani, të verifikojë nëse Prokuroria e Elbasanit e ka administruar si provë videon e plotë të ngjarjes, dhe të hetojë për mënyrën  e përdorimit publik të këtyre provave.

Me zotin Lluca do shihemi në gjyq. Më vjen keq që instiktet e mia të vetëmbrojtjes dhe reagimi im ndaj cënimit fizik prej tij, e befasuan atë. Ai erdhi të më rrah dhe iku i rrahur. Integriteti fizik dhe moral i demokrtaëve është i pacënueshëm. Me porositësit e Llucës më 25 prill do të flasë vota e shqiptarëve.

Më shumë

spot_img
spot_img