Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sherri me fqinjin dhe heqja nga puna shkak për vetëvrasjen e nënkomisarit të Durrësit

Shkruar nga Newsbomb

Një sherr me fqinjin rreth dy vite më parë, është bërë shkak që ndaj nënkomisarit të Durrësit Arben Pjeçi të nisë një proces gjyqësor që ka përfunduar në ditët e para të 2024-ës. Ndaj tij është ngritur akuza për "Plagosje të lehtë" dhe nënkomisari është shpallur fajtor.

Vendimi i formës së prerë i Gjykatës së Durrësit ka filluar të ekzekutohet nga strukturat përgjegjëse të Shërbimit të Provës dhe Policisë së Shtetit.

Arben Pjeçi në kushtet e depresionit për penalitetet që sjell vendimi i dënimit të formës së prerë, i cili e kushtëzonte në të ardhmen me ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Policinë e Shtetit, është vetëvrarë me armën e shërbimit në ambientet e zyrës së punës, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Në vitin 2022, Arben Pjeçi është konfliktuar me fqinjin e tij në Durrës dhe të dy janë qëlluar me grushte.

Rasti ka përfunduar në polici e më pas në gjykatë, e cila në përfundim të të gjithë procesit ka shpallur fajtor nënkomisarin e Durrësit. Në bazë të nenit 89 të Kodit Penal, Arben Pjeçi është dënuar me vendim të formës së prerë për kundërvajtjen penale “Plagosje e lehtë”.

[caption id="attachment_779911" align="alignnone" width="877"]Nenkomisari i vetevrare ne Durres, Arben Pjeçi Nenkomisari i vetevrare ne Durres, Arben Pjeçi[/caption]

Ky konflikt me fqinjin dhe pasojat që kanë rrjedhur prej tij, janë bërë shkak që sot specialist i Policisë Kriminale në Komisariatin e Durrësit të mbyllet në zyrën e tij dhe të vriste veten me armën e shërbimit. Sot, këtij shtetasi i është komunikuar dhe ndërprerja e marrëdhënieve të punës.

Mbetet për t'u konfirmuar nga grupi hetimor sesi ka ndodhur vetëvrasja, pasi kolegët nuk kanë dëgjuar zhurma dhe e kanë konstatuar trupin e pajetë të Pjeçit vetëm kur kanë hapur me forcë zyrën e tij.

Newsbomb.al mëson se Arben Pjeçi ka shërbyer për shumë vite në Policinë Kufitare dhe vitet e fundit ishte emëruar si specialist në Policinë Kriminale, Komisariati i Policisë Durrës, dhe mbante gradën "Nënkomisar".

Lexo edhe: Familja kishte humbur kontaktet, kolegët gjejnë nënkomisarin të vetëvrarë në zyrë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed