Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Sherri me armë në Velipojë që përfundoi me katër viktima, reagon Basha: Policia vegël e regjimit për mbrojten e pushtetit, jeta e qytetarëve në rrezik

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Velipojë, ku mbetën të vrarë katër persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan “kur policia reduktohet në vegël të regjimit për të mbrojtur pushtetin dhe lidhjet me krimin, jeta e qytetarëve, është në  rrezik”.

Ndër të tjerë krye demokrati thotë se përgjegjësi për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij, por vetëm rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri ne palcë.

“Kur policia reduktohet në vegël të regjimit për të mbrojtur pushtetin dhe lidhjet me krimin, kur përgjigja e vetme sa herë përgjaken qytetet tona është “hëngshin kokat e tyre”, jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në  rrezik.

Me postimin cinik si i sotmi pas masakrës së Velipojës, përgjegjësi për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij, por vetëm rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri ne palcë” shkruan Basha.

Më shumë

spot_img
spot_img