Tirana
mist
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
94 %
1.5kmh
100 %
Die
32 °
Hën
35 °
Mar
37 °
Mër
36 °
Enj
34 °
E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

Sherri me armë në Fier, drejtorët e rëndësishëm të policisë nga Tirana mbërrijnë në spital

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Spitalin e Fierit, në vendngjarje ka shkuar edhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Voci si dhe disa drejtorë të departamenteve speciale të policisë.

albsig

spring

Për hetimin e kësaj ngjarje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka ngritur një grup të posaçëm hetimor me Specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Gjithashtu mësohet se me urdhër nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në vendngjarje kanë shkuar edhe specialistët e Drejtorisë së Standarteve Profesionale në Polici.

Kujtojmë se gjatë mbrëmjes së sotme brenda ambienteve në Spitalin e Fierit pati të shtëna me armë zjarri ku si pasojë u plagosën katër persona.

Sipas informacioneve sherri mes dy grupeve të rinjsh ka filluar në fshatin Levan ku janë goditur edhe me sende të forta.

Më pas sherri është zhvendosur në Urgjencën e Spitalit të Fierit ku disa prej të lënduarve nga sherri në Levan kanë shkuar për tu mjekuar. Aty më pas ka patur edhe të shtëna me armë. 

voskaaa.jpg

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Voci

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img