Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë në Borsh, si pasojë e sherrit me thika mes 7 të rinjve, ka humbur jetën 31 vjeçari, Premtim Benga dhe 3 të tjerë janë plagosur.
Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh që i kanë dërguar djemtë që u “masakruan” gjatë sherrit të disa ditëve më parë, të cilët kërkojnë ndihmë te Berisha sepse institucionet sipas tyre i kanë “sorollatur” gjithë këtë kohë. Sipër mesazhit Berisha shkruan “Policia hakmerret ndaj viktimave te Borshit!”.
Postimi i Berishës:
Policia hakmerret ndaj viktimave te Borshit!
Lexoni mesazhin e tyre! sb
“Përshendetje dr Berisha ! Jemi ne cunat e Borshit qe u masakruam me thika . Kërkojmë ndihmën tuaj sepse ne cdo institucion qe vemi na përcjellin si nga spitali ne komisariat nga komisariati ne prokurori nga prokuroria na thoni paraqituni diten e premte ne gjykata . Nuk na japin as raport mjekoligjor as gje , na thon te shkojmë ne tirane per te marrur dokumentacion nga spitali. Plus ksaj na vijnë te afërmit e kriminelave dhe na bejn kercenime , na thon qe skan faj femijet e tyre”