Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
37 %
5.7kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
30 °
Pre
31 °
Sht
30 °
Die
24 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

Sherri i PD shkon në Parlament, Spaho revoltohet me Bashën: Brava po na internon! Kam tërhequr me zinxhirë bustin e Leninit, ti erdhe në PD si ministër (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Përplasja në Partinë Demokratike është transferuar në sallën e Parlamentit, që ka çelur sot seancën e parë për vitin 2022.

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka reaguar i revoltuar në lidhje me propozimet e Lulzim Bashës, i cili i ka kërkuar Kuvendit ta përjashtojë atë, Flamur Nokën, Albana Vokshin dhe disa deputetë të tjerë nga grupi Parlamentar i PDs-së.

Spaho tha se Basha ka nisur të përjashtojë të tijët “duke sjellë edhe njëherë kohën e komunizmit”, ndërsa ironizoi duke thënë se tashmë po pret të mësojë se në cilin fshat do të internohet.

Basha e ka përcjellë këtë moment duke dëgjuar, ndërsa herë pas here është parë duke buzëqeshur.

Deklarata e Spahos:

Nuk e kisha menduar kurrë që Lulzim Brava do të na sillte edhe njëherë kohën e diktaturës ku përjashtohen njerëz nga partia, internohen. Unë tani pres dhe fshatin ku do më internojë, ndoshta në Grabian ku kam qenë.

Nuk më përjashton dot njeri mua nga grupi Parlamentar i PD. Kam hyrë në PD kur kam tërhequr me zinxhirë bustin e Leninit. Basha erdhi ministër, u fut ministër. Ndjehem mirë dhe do ndjehem edhe më i lirë më larg tij.

Nuk ka të ardhme me të, një njeri që ka humbur katër herë zgjedhjet dhe hiqet si e ardhmja. Do t’i vijë dita, mos kujtoni se e ka të largët. Që qytetarët dhe anëtarët e PD do i japin atë që meriton këtij njeriu.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img