Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherri dje në Astir, Policia arreston shoferin që tentoi të shtypte dy persona: Efektivi i Shqiponjave parandaloi konfliktin që mund të çonte në vrasje (VIDEO-DETAJE-EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Sherri dje në Astir, Policia arreston shoferin që tentoi të

39 vjeçari që tentoi dje të shtypte me makinë një shofer tjetër dhe bashkëshorten e tij, është arrestuar nga Policia e Tiranës dhe akuzohet për disa vepra penale, më e rënda vrasje e mbetur në tentativë.

Newsbomb.al mëson se i arrestuari është Taulant Mekollari 39 vjeç, i arrestuar dhe i dënuar me brug më parë.

Si ndodhi ngjarja sipas Policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas njoftimit të marrë se në bulevardin "Migjeni" po konfliktoheshin dy shtetas, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Rastësisht në vendngjarje është ndodhur një punonjës policie i Forcës së Posaçme "Shqiponja", i cili ka ndërhyrë menjëherë. Falë ndërhyrjes së tij në kohë është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit që mund të përfundonte në një vrasje të dyfishtë, pasi shtetasi T. M. po tentonte të godiste me mjet shtetasin G. M. dhe bashkëshorten e tij. Në ndihmë të punonjësit të “Shqiponjave” kanë mbërritur më pas edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të cilët kanë bërë të mundur prangosjen e shtetasit T. M.   

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit T. M dhe G. M. fillimisht kishin debatuar për motive të dobëta në rrugën "Besim Alla" dhe pas disa minutash, tek bulevardi "Migjeni" ishin konfliktuar përsëri  me grushte me njëri-tjetrin. Pas konfliktit, shtetasi T. M. ka marrë mjetin e tij dhe ka tentuar dy herë të godiste me mjet shtetasin G. M. dhe bashkëshorten e tij, por pasi nuk ia ka arritur qëllimit, ka dëmtuar më pas mjetin e shtetasit G. M.  

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. M., 39 vjeç, për veprat penale "Vrasja" e mbetur në tentativë", "Shkatërrim i pronës me dashje‘’dhe’’Plagosja e lehtë me dashje’’.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. M., 36 vjeç, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje’’. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Video nga Ora News:

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.