Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherr te “Qemal Stafa”, nxënësit zihen me njëri-tjetrin, plagoset 15-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Sherr te “Qemal Stafa”, nxënësit zihen me

Një konflikt mes dy adoleshentëve është regjistruar mesditën e kësaj të hëne të Tiranë. Sipas asaj që blutë e kryeqytetit bëjnë me dije, në ambientet e shkollës “Qemal Stafa”, dy nxënës, të moshës 15-vjeç janë konfliktuar me njëri tjetrin.

Si pasojë njëri nga adoleshentët është dëmtuar në këmbë me mjet prerës. Efektivët e Policisë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij konflikti, dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.01.2024, në Rrugën e Durrësit, në ambientet e shkollës "Qemal Stafa", janë konfliktuar dy nxënës shkolle, të moshës 15 vjeç. Gjatë konfliktit është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet prerës, njëri prej tyre. Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese