Një mosmarrëveshje për një vend parkimi në Buchs të Zvicrës ka degjeneruar në dhunë.
Protagonistë të sherrit, kanë qenë babë e bir nga Kosova.
Një kosovar 31-vjeçar kosovar e kishte sulmuar një person tjetër. Policët u futën në mes për të ndërmjetësuar, pas kësaj agresori ushtroi dhunë edhe ndaj efektivëve të policisë.
Më pas, në ndihmë i erdhi edhe babai i tij 66-vjeçar dhe ndërhyri në sulm. Duke përdorur gazin lotsjellës, të dy burrat u zmbrapsën dhe më pas u arrestuan nga policia.
Një polic 40-vjeçar ka pësuar një lëndim në dorë dhe aktualisht nuk është në gjendje të punojë. Kolegu i tij 36-vjeçar pësoi një lëndim në sy. Të dy po marrin trajtim në spital.
Ndërkohë Prokuroria publike e Lenzburg-Aarau hapi një hetim penal për shkak të dhunës dhe kërcënimit ndaj zyrtarëve si dhe shkaktimit të lëndimit të thjeshtë trupor.