Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
2.1kmh
75 %
Sht
22 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Sherr për tokën në Skrapar, një person qëllon me armë dhe tenton të vrasë bashkëfshatarin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një person ka mbetur i plagosur dje në fshatin Leshnjë të Skraparit, pas një konflikti për tokën që ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit. Policia ka mbërritur menjëherë dhe ka arrestuar autorin.

“Ditën e djeshme është marrë njoftim se në fshatin Leshnjë, Skrapar, shtetasi A. H. po konfliktohej me shtetasin Q. Sh., për motive pronësie dhe gjatë konfliktit, shtetasi A. H. kishte tentuar ta vriste me armë zjarri shtetasin Q. Sh.

albsig

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., banues në Leshnjë, Skrapar, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, njofton Policia e Beratit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img