Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sherr për pronat në Kavajë/ 41 vjeçari godet komshiun me sëpatë, i sekuestrohen kallashnikov dhe fishekë

Shkruar nga Newsbomb
Sherr për pronat në Kavajë/ 41 vjeçari godet komshiun me

Një sherr ka ndodhur pasditen e sotme mes dy familjen në Golem të Kavajës.

Mësohet një 41 vjeçar ka goditur me sëpatë komshiun e tij 65-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, bëhet me dije se shkak për konfliktin midis dy familjeve janë bërë pronat.

Gjatë kontrollit të banesës së autorit S.M.,  shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me fishekë.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti të ashpër për motive pronësie, mes dy familjeve, në Golem të Kavajës.

Vihet në pranga 41-vjeçari, pasi goditi me sëpatë komshiun e tij 65-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sekuestrohet arma e krimit (sëpatë) dhe një armë zjarri kallashnikov.

Shërbimet e Policisë Kavajë, pas njoftimit të marrë së në fshatin Kryemëdhenj, Golem, kishte një konflikt të ashpër për motive pronësie, mes dy familjeve dhe se njëri prej personave kishte goditur me sëpatë komshiun e vet, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes dy familjeve. Shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 41 vjeç, në Golem, Kavajë, i cili sapo ka parë Policinë ka tentuar të largohet, por është kapur dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë.

Shtetasi S. M., gjatë konfliktit të ashpër me komshiun e tij, shtetasin T. A., 65 vjeç, e ka goditur këtë të fundit, me sëpatë, në trup, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me fishekë.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll