Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherr për prona në Lezhë, disa persona dhunojnë me sende të forta të moshuarin

Shkruar nga Newsbomb
Sherr për prona në Lezhë, disa persona dhunojnë me sende

Një konflikt për motive pronësie ka ndodhur në fshatin Ungrej të Lezhës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një i moshuar.

Bëhet me dije se disa persona janë përshirë në një debat, i cili ka degjeneruar në përplasje fizike dhe përdorimin e sendeve të forta.

Si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Ndrec Kola, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës. Burime për “Newsbomb.al” bëjnë me dije se i moshuari ka marrë fraktura në kokë dhe krah.

Ai i ka treguar policisë për ngjarjen, teksa ka kërkuar që autorët të arrestohen. Në lidhje me ngjarjen u kap dhe u vu në pranga shtetasi L. P., 56 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për djalin e tij, shtetasin Z. P., 30 vjeç, të dy banues në fshatin Ungrej, Lezhë.

Rreth orës 19:00, të datës 23.01.2024, dyshohet se për shkak të konflikteve ndërmjet tyre, për motive pronësie, këta shtetas kanë kanosur shtetasit N. K., 68 vjeç dhe S. K., 32 vjeç, si dhe i kanë goditur ata, me një send të fortë (lopatë).

Njoftimi i policisë:

Kanosën dhe goditën me send të fortë, fqinjët, për shkak të konflikteve për motive pronësie, arrestohet 56-vjeçari dhe procedohet penalisht djali i tij.

Menjëherë pas kallëzimit të një 68-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, se 2 shtetas (fqinjë të tyre) kishin kanosur dhe kishin goditur me send të fortë (lopatë), atë dhe djalin e tij, pas një konflikteve për motive pronësie, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë organizuar punën për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit përgjegjës.

Për këtë rast u kap dhe u vu në pranga shtetasi L. P., 56 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për djalin e tij, shtetasin Z. P., 30 vjeç, të dy banues në fshatin Ungrej, Lezhë.

Rreth orës 19:00, të datës 23.01.2024, dyshohet se për shkak të konflikteve ndërmjet tyre, për motive pronësie, këta shtetas kanë kanosur shtetasit N. K., 68 vjeç dhe S. K., 32 vjeç, si dhe i kanë goditur ata, me një send të fortë (lopatë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese