Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherr për motive të dobëta, 28-vjeçari nxjerr armën e zjarrit dhe qëllon! Policia e shpall në kërkim

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Policia e Bulqizës ka  shpallur në kërkim policor shtetasin A.T, 28 vjeç, pasi  dyshohet se mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bulqizës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit M.Xh.

Nga e shtëna me armë nuk ka patur njeri të lënduar, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.

Uniformat blu sqarojnë se vijon puna për kapjen e tij, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu