Hapësire reklamuese

Showbiz

Sherr në zyrë mes Zana Çelës dhe Inva Mulës, çfarë i ndau dy mikeshat e ngushta

Shkruar nga Newsbomb

Zana Çela dhe Inva Mula prej vitesh ndajnë një miqësi së bashku. Projektet e tyre në Teatrin e Operas dhe Baletit janë gjithnjë të suksesshme.

Mirëpo, me sa duket marrëdhënia e tyre nuk është më si më parë. Ngërçi qëndron tek bashkëpunimi i tyre i fundit “Peshkatarët e Perlave”, vëpër e cila u vu në skenë për herë të parë pas 40 vitesh në TKOB.

Sipas, Xing.al disa ditë para se të vendosej në skenë vepra, dy mikeshat kanë debatuar me tone të ashpra në zyrën e Zana Çelës. Mesa duket shkak janë bërë fondet e shfaqjes. Sipas sopranes fondet e dhëna për veprën “Peshkatarët e Perlave” ishin të pamjaftueshme.

Prishja e miqësisë disa-vjeçare u vu re edhe në konferencën për shtyp, ka mikeshat qëndronin larg njëra-tjetrës dhe me qëndrime të ftohta. Ndërkohë të ftuara në emisioni “ Rudina”, në Tv Klan, thuhet se Zana refuzoi të merrte pjesë dhe në emison pamë vetëm Invën.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.