Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e kësaj të enjte në Vorë. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një sherri mes tre personave, 2 prej tyre janë vëllezër.
Burime për mediat bëjnë me dije se Ergest Hoxha ka plagosur me thikë Kidi Muzhaqin, pasagjer tek makina e të vëllait, Ermal Muzhaqit.
Ky i fundit oficer ushtrie, ka dalë nga makina dhe e ka qëlluar me pistoletë. Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa oficeri i ushtrisë, Ermal Muzhaqi është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Vorë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi E. H., 34 vjeç, ka plagosur me thikë në krah shtetasin K. M., 24 vjeç, banues në Vorë, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. M., 27 vjeç, (vëllezër).
Në këto momente, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. M., (oficer ushtrie), ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur shtetasin E. H.
Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi E. M., është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.