Një sherr me thika është shënuar ditën e sotme në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur.
Bëhet me dije se dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. T., 34 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. M., 47 vjeç.
Policia ka arrestuar shtetasin A. T., dhe e kanë shoqëruar atë në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, ndërsa shtetasi E. M. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Vlorë/Informacion paraprak
Goditi me mjet prerës (thikë), një shtetas, falë reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Policisë kapin autorin e dyshuar.
Rreth orës 12:55, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. T., 34 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. M., 47 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë kapur autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. T., dhe e kanë shoqëruar atë në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.
Shtetasi E. M. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.