Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherr në tregun e Milotit, plagosen me thikë dy vëllezërit, arrestohet një 58-vjeçar (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Sherr në tregun e Milotit, plagosen me thikë dy vëllezërit,

Një sherr është shënuar mëngjesin e sotëm në tregun e Milotit në Kurbin.

Bëhet me dije se pas një kobnflikti të çastit Palin Gjini banues në fshatin Gajush, Lezhë ka qëlluar me thikë dy vëllezërit, Armando dhe David Prendi 27 dhe 19-vjeç.

Dy vëllezërit më pas e kanë goditur me mjetë të forta 58-vjeçarin. Personat që janë përfshirë në konflikt janë dërguar në spital, ndërsa 58 vjeçari është arrestuar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:15, në vendin e quajtur tregu i Milotit, Kurbin, pas një konflikti të çastit, shtetasit A.P.,27 vjeç dhe D.P.,19 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Pllanë, Lezhë, kanë goditur me mjete të forta shtetasin P. Gj., 58 vjeç, banues në fshatin Gajush, Lezhë, i cili i ka goditur me mjet të mprehtë thikë duke i shkaktuar dëmtime të dy vëllezërve, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi P.Gj., është shoqëruar në spital për kontrollin e nevojshëm dhe me pas në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Sherbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu