Hapësire reklamuese

Politikë

SHERR në studio, Endri Shabani i “vërsulet” Boçit: S’keni cipë,ty të njohin të gjithë

Shkruar nga Newsbomb
SHERR në studio, Endri Shabani i “vërsulet” Boçit:

Endri Shabani nga “Nisma Thurje” dhe ish-deputeti Luçiano Boçi kanë kaluar në një debat të fortë teksa të dy ishin të ftuar në studion e emicionit “Top Story” .

Teksa ishin duke folur lidhur me ngjarjet e fundit brenda Partisë Demokratike si dhe me masën që pritet të jepet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, Shabani akuzoi demokratët se janë palë me kryeministrin Edi Rama.

Teksa iu drejtua Boçit me fjalët si “s’kemi turp”, “jeni të pacipë”, “mbroni vjedhjet”, Shabani ndër të tjera tha se teksa deptuetët demokratë ndërtojnë pallate ai denoncon në SPAk aferat korruptive të qeverisë.

Pjesë nga debati:

Endri Shabani: Ore si skeni cipë juve? Çështë ky nivel diskutimi, si skeni turp. Mbroni vjedhjen, është turp duhet të të vijë turp realisht. Ësht shumë turp

Luçiano Boçi: Vjen këtu bën ofensivin. Opozita e kujt je ti?

Endri Shabani: E Edi Ramës. 5 çështje në SPAK. Kur ti bën pazare unë shkoj në SPAK. Ti bën 7 pallate unë çoj 7 çështje në SPAK. Kam çuar 7 ccështje në SPAK ndërsa ti bën marrëveshje me Edi Ramën.

Luçiano Boçi: Mos mu drejto mua bën pallate.

Endri Shabani: Ti je zgjatimi i Edi Ramës.Juve jeni zgjatimi i Edi Ramës. U shqetësove ti se sulmova Berishën unë.  Shkoni fshihuni. Ty të njohin të gjithë, kjo është diferenca.

Luçiano Boçi: E mora sepse u bë nami këtu. Në momentin që dy opinionistët aty morën fjalën ne i dëgjuam me vëmendje aty. Te jam një sqarim. Unë kam qenë në shumë studio dhe akuza të tilla që bëri ky personi këtu. Unë nuk kam bërë asnjë ndërtim. Vjen një kalama aty edhe hedh thesin e akuzave. Unë nuk dua të prish atmosferen, por unë përballoj debate dhe përmbi debate, di ti përballoj shumë mirë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese