Policia ka arrestuar një 51-vjeçar në Sarandë, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër.
Burime nga blutë bëjnë me dije se Sarandë, në pranga ka rënë Q.GJ., 51 vjeç dhe ka shpallur në kërkim, shtetasin M.N., 33 vjeç, banues në Sarandë.
Sipas policisë më datë 21.05.2019, këta shtetas dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me shtetasin A.H., i cili ka marrë disa dëmtime por në gjendje të mirë shëndetësore.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Plagosje e lehtë me dashje" kryer në bashkëpunim.
Sondazh
Poll