Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Sherr në Pustec, 59 vjeçari plagoset me thikë nga vëllai i tij, policia arreston autorin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur mes dy vëllezërve në një lokal në fshatin Liqenas të Pustecit.

61 vjeçari K.M ka qëlluar me thikë vëllanë e tij, P.M, 59 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia ka arrestuar autorin dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Liqenas, Pustec, rreth orës 14:40, në ambientet e një lokali shtetasi K. M., rreth 61 vjeç, për motive të dobëta, kishte dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) vëllain e tij, shtetasin P. M., rreth 59 vjeç, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilat falë reagimit në kohë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

59-vjeçari P. M., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi K. M., ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Më shumë

spot_img
spot_img