Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

SHERR në orarin e karantinës, arrestohet 27 vjeçari në Durrës që goditi me thikë dy vëllezërit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

59065634381e3ead8266943e8f483697

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar një 27 vjeçar që ka goditur me thikë dy vëllezër.

Mësohet se E.H, 27 vjeç, banues në durrës, ka goditur me thikë A.N, 26 vjeç dhe T.N, 30 vjeç, fatmirësisht të dy jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet me dije se sherri ka ndodhur në orarin kur personat duhej të ishin në karantinë, ndaj dy vëllezërit janë gjobitur me 100 mijë lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Thyejnë orarin e karantinës, konfliktohen me njëri-tjetrin për motive të dobëta, vihet në pranga njëri prej tyre dhe dy ndëshkohen me masë administrative 10.000 lekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimeve në territor për monitorimin e zbatimit të masave shtesë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar në Sektorin Rinia, tre shtetas që kishin thyer orarin e karantinës dhe po konfliktoheshin me njëri-tjetrin.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe prangosur njërin prej tyre, i cili gjatë konfliktit kishte përdorur një mjet prerës duke dëmtuar dy të tjerët.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë dy vëllezërit A. N., 26 vjeç dhe T. N., 30 vjeç, banues në Durrës, pa probleme për jetën.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë ndëshkuan me masë administrative 10.000 lekë, të dy vëllezërit që kishin shkelur orarin e karantinës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img