Princ Leka raportohet se është dhunuar të martën e datës 5 Mars 2024 në Tiranë, teksa ka shkuar në Oborrin Mbretëror për të takuar vajzën e tij të mitur. Atje, ai është përballur me gruan Elia Zaharia, me të cilën është në proces divorci dhe vjehrrin, Gjergj Zaharia.
Ngjarja është raportuar në Policinë e Tiranës, kurse vetë Princ Leka ka përfunduar në Spitalin "Nënë Tereza" ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Bëhet me dije se për rastin është depozituar kallëzim penal. Gjithashtu, përfaqësuesi i Oborrit Mbretëror në Shqipëri ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Policia, pasi ndihet i kërcënuar nga familjarët e bashkëshortes me të cilën është në proces divorci.
Ne foto: Princ Leka dhe Geraldina/ Elia Zaharia me vajzen e saj
Ngjarja vjen pas konfirmimit të lidhjes së re të Princit me fotografen Blerta Celibashi. Qytetarët kanë fiksuar në ditët e fundit çiftin e ri rrugëve të Tiranës, duke zyrtarizuar romancën e re, në kohën që procesi i divorcit të Princ Lekës me Elia Zaharian vazhdon.
Historia e dashurisë e Princ Lekës dhe Elias ishte fiks si ato dashuritë e mëdha me shikim të parë, që sapo sytë i shohin, zemra i gdhend thellë, dhe, shpreson që ta takojë përsëri. U njohën qysh në vitin 2002, por u takuan sërish dhe u dashuruan në 2008 dhe që prej atëherë ata ishin të pandarë.
Princ Leka dhe Blerta Celibashi
Fryt i martesës së tyre është një vajzë, të cilën e kanë quajtur me emrin e veçantë dhe shumë kuptim për historinë e familjes Mbretërore, Geraldina. Atëhere kur askush nuk e priste çifti u ndanë.
Revista Newsbomb.al raportoi ekskuzivisht muaj më parë ndarjen e çiftit mbretëror, duke bërë që Elia dhe Princ Leka të dilnin me reagim publik dhe të konfirmonin artikullin e revistës tonë në print. Ata u shprehën se martesa e kishte humbur qëllimin e saj dhe do të bënin gjithçka për vajzën.