Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
4.6kmh
0 %
Hën
32 °
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Sherr në një lokal në Bulqizë, plagoset me armë një person, ia mbathin autorët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3bc7fa403017bd3bb76351227a1627e6

Plagoset me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm një person në Bulqizë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.40 në ambjentet e një lokali në qytetin e Bulqizës.

Gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi me iniciale V.A, 41 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga blutë bëjnë me dije se autori i kësaj ngjarje është shtetasi I.D, 31 vjeç (person me precedent kriminal), i cili është larguar nga vendngjarja së bashku me shtetasin D.S. 24 vjeç.

Ndërkaq, autoritetet po krehin zonën për kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Bulqizë/ Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur gjatë natës ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas

Identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia, 31 vjeçari me precedent kriminal, autori kryesor i ngjarjes, si dhe bashkëpunëtori i tij.

Rreth orës 02.40 në ambjentet e një lokali në qytetin e Bulqizës, gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi V.A,  41 vjeç,  banues në Bulqizë, i cili ndodhet në spital aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera nga ekspert të Policisë ka rezultuar se autori i kësaj ngjarje është shtetasi I.D, 31 vjeç, banues në Bulqizë (person me precedent  kriminal), i cili është larguar nga vendngjarja sëbashku me shtetasin D.S. 24 vjeç.

Policia e Bulqizës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në  DVP Dibër,  po krehin   zonën për kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Vijon puna nga grupi hetimor, për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje .

Më shumë

spot_img
spot_img