Plagoset me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm një person në Bulqizë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.40 në ambjentet e një lokali në qytetin e Bulqizës.
Gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi me iniciale V.A, 41 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burime nga blutë bëjnë me dije se autori i kësaj ngjarje është shtetasi I.D, 31 vjeç (person me precedent kriminal), i cili është larguar nga vendngjarja së bashku me shtetasin D.S. 24 vjeç.
Ndërkaq, autoritetet po krehin zonën për kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.
Bulqizë/ Njoftimi i policisë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur gjatë natës ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas
Identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia, 31 vjeçari me precedent kriminal, autori kryesor i ngjarjes, si dhe bashkëpunëtori i tij.
Rreth orës 02.40 në ambjentet e një lokali në qytetin e Bulqizës, gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi V.A, 41 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ndodhet në spital aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet hetimore të kryera nga ekspert të Policisë ka rezultuar se autori i kësaj ngjarje është shtetasi I.D, 31 vjeç, banues në Bulqizë (person me precedent kriminal), i cili është larguar nga vendngjarja sëbashku me shtetasin D.S. 24 vjeç.
Policia e Bulqizës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, po krehin zonën për kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.
Vijon puna nga grupi hetimor, për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje .