Hapësire reklamuese

Rajoni

Sherr në mes të lokalit, vritet emigranti 20 vjeçar në Serbi

Shkruar nga Newsbomb

Një emigrant 20-vjeçar është vrarë në Beograd në një zonë refugjatësh.

Sipas mediave serbe,  viktima është një shtetas afgan dhe është goditur me thikë në gjoks.

Ngjarja ndodhi pas një konfrontimi mes emigrantëve në një kafene, ku  20-vjeçari fillimisht u plagos, por më pas ndërroi jetë si pasojë e plagëve.

Policia rrethoi zonën dhe nisi një operacion për arrestimin e autorit, i cili u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Në Serbi, sipas UNHCR-së, aktualisht ekzistojnë rreth 3.600 refugjatë ose emigrantë. Autoritetet serbe, vlerësojnë se ka 600-700 emigrantë të tjerë që shmangin regjistrimin.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.