Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sherr në Malësinë e Madhe, 25-vjeçari plagos me drapër një burrë (Detajet)

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malësinë e Madhe ku një person është plagosur me drapër.

Mësohet se Gj. P. 65 vjeç është plagosur nga A. P. 25 vjeç, ndërsa dyshohet se shkak i plagosjes ka qenë një konflikt i çastit.

65-vjeçari është dërguar menjëherë në spital. Sakaq autori i ngjarjes është shoqëruar në Komisariatin e Policisë në Malësinë e Madhe.

Njoftimi policisë:

Me datë 29.05.2020 në orën 11:30, në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, është plagosur me mjete prerëse shtetasi Gj. P. 65 vjeç i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spital, Malësi e Madhe Menjëhere kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë indentifikuar si autor të dyshuar shtetasin A. P. 25 vjeç, banues në fshartin Vukpalaj, i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll