Një sherr për motive të dobëta në Lushnjë ka përfunduar në plagosjen e një 37-vjeçari. Sakaq, është arrestuar shtetasi Gimi Bodo 54-vjeç, banues në Lushnjë, i cili pas sherrit ka goditur disa herë në trup me thikë shtetasin A.B, 37 vjeç, banues në Lushnje. I plagosuri ndodhet në spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve jashtë rezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Godet me thikë për motive të dobëta një shtetas, arrestohet në flagrancë nga policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: -Gimi Bodo, 54 vjeç, banues në Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Kongresi i Lushnjes”, për motive të dobëta ka goditur disa herë në trup me një mjet prerës (thikë) shtetasin A.B, 37 vjeç, banues në Lushnje. Shtetasi A.B ndodhet në spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve jashtë rezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën autori ka qëlluar shtetasin A.B. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga Nenet 79/22 e 279 të Kodit Penal.