Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës pasditen e kësaj të mërkure ku një shtetas ka mbetur i plagosur. Sipas njoftimit të Policisë së këtij qyteti mësohet se rreth orës 17:10, në lagjen nr.3, në një lokal gjatë një konflikti tre persona kanë goditur me sende të forta shtetasin A.K, 30 vjeç.
30-vjeçari është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë tre autoret shtetasit O. B., G. B., dhe D. B, janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 13.03.2024, rreth orës 17:10, në lagjen nr. 3, në një lokal, gjatë një konflikti shtetasit O. B., G. B., dhe D. B., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin A. K., rreth 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.
Tre autorët e dyshuar të ngjarjes, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.