Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Sherr në Kolonjë, rrahu policët që ndërhynë për të “shuar” konfliktin, arrestohet 41-vjeçari

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia dhe një 20-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë pas një sherri dhe kundërshtimit të efektivëve të policisë.

Sipas njoftimit të policisë I arrestuari është shtetasi me iniciale O. M., banues në Ersekë me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, kundër shëndetit të personit dhe kundër autoritetit të shtetit, ndërsa, shtetasi A.A banues në fshatin Taç, Kolonjë, u la në gjendje të lirë.

Këta shtetas, në fshatin Rehovë, pasi janë përfshirë në një konflikt fizik me shtetasin V. Sh., gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit, shtetasi O. M., ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të rendit publik.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë të cilët ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të çastit, vihet në pranga 41-vjeçari me precedent të mëparshëm penal.

Procedohet për “Dëmtime të tjera me dashje” edhe kushëriri i tij, i cili u përfshi në konflikt.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. M., 41 vjeç, banues në Ersekë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, kundër shëndetit të personit dhe kundër autoritetit të shtetit), si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 20 vjeç, banues në fshatin Taç, Kolonjë.

Këta shtetas, në fshatin Rehovë, pasi janë përfshirë në një konflikt fizik me shtetasin V. Sh., gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit, shtetasi O. M., ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të rendit publik.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

spot_img

Më shumë

spot_img