Hapësire reklamuese

Showbiz

Sherr në ‘Këngën Magjike’, Ronela Hajati dhe Rovena Dilo debatojnë për Robert Aliaj

Shkruar nga Newsbomb

Edhe këtë edicion festivali ‘Kënga Magjike’ nuk ka kaluar në mënyrë të qetë. Dhe me sa duket për sa kohë artistët të votojnë për njëri-tjetrin, kjo gjë do të vazhdojë.

Sot, këngëtarët finalistë kanë qenë të ftuar tek ‘E diela Shqiptare’ ku përveç se kanë kënduar, kanë ndarë dhe mendime me njëri-tjetrin në lidhje me performancat.

Këngëtarja Ronela Hajati ëssshtë shprehur për këngën e Robert Alisë se nuk ishte për në ‘Këngën Magjike’.

Në këtë mënyrë ka bërë që kolegia e saj Rovena Dilo të marrë mikrofonin dhe i ka thënë nëse mendojmë kështu atëherë ofendojmë edhe reperat.

‘Rovena qetësohu!’,  tha Ronela e cila i rikujtoi asaj se Roberti i ka quajtur të gjithë një grup ‘ahenxhinjsh’ dhe koncertin në tërësi e ka quajtur ‘tallava’.

Kjo situatë është tenionuar shumë, derisa ka ndërhyrë këngëtari Mentor Haziri për të larguar konfliktet, duke komplimentuar këngën e Ronelës.

Screenshot_4-1-650x358.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu