Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sherr në Durrës, dy persona godasin punonjësin e një pike karburanti

Shkruar nga Newsbomb
Sherr në Durrës, dy persona godasin punonjësin e një pike

Një konflikt mes tre personave ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në një pikë karburanti në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17, ku dy shtetas janë konfliktuar me fjalë dhe më pas fizikisht me punonjësin e pikës së karburantit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, për të zbardhur motivin dhe rrethanat e konfliktit mes punonjësit të pikës së karburantit dhe dy shtetasve të tjerë , G.H., 42 vjeç  dhe H.Gj., 46 vjeç.

Fillimishte dyshohet se sherri ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia:

Tre persona janë përfshirë në një konflikt në një pikë karburanti në lagjen nr.17.

Sipas njoftimit të policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, teksa dy shtetas janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Rreth orës 13:45, G.H., 42 vjeç  dhe H.Gj., 46 vjeç janë konfliktuar fizikisht me punëtorin e karburantit në lagjen nr.17, shtetasin S.P., 62 vjeç. Në komisariat janë shoqëruar G.H. dhe H.Gj.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese