Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Sherr në Divjakë, tre familjarët rrahin dhe qëllojnë me sende të forta një 52 vjeçar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

135168fbcdf2e8af0655bd80e46ca4a8

Tre persona janë arrestuar nga policia pasi kanë dhunuar me sende të forta një 52-vjeçar nga Divjaka.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Të tre të arrestuarit janë familjarë dhe gjatë sherrit kanë dëmtuar edhe automjetin e 52-vjeçarit.

Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasit A. B., 40 vjeç, E. B., 20 vjeç, si edhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. B., 17 vjeç, të tre banues në Çermë Sektor, Divjakë.

Këta shtetas, në datë 17.03.2021, në fshatin Çermë Sektor, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur për motive të dobëta, me sende të forta, shtetasin Sh. P., 52 vjeç, banues në Çermë Sektor, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, gjatë konfliktit, këta shtetas kanë dëmtuar edhe automjetin tip “Fiat Punto” të 52-vjeçarit, duke i thyer xhamat.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img