Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
2.1kmh
0 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
11 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Sherr mes të rinjve në Tiranë, ka të plagosur

Lajme të ngjashëm

Një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me dy të rinj pak çaste më parë në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Policia bën me dije se sherri mes 24-vjeçarit me inicialet A.T dhe dy 19-vjeçarëve ka nisur për motive të dobëta.

Dy 19-vjeçarët janë shoqëruar në polici, ndërsa 24-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak nga Policia e Tiranës:

Më datë 27.01.2023, në Kombinat, në rrugën “Llazi Miho”, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, shtetasi A. T., 24 vjeç, me shtetasit A. L., 19 vjeç, dhe J. Ll., 19 vjeç.

Si pasojë e konfliktit, shtetasi A. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasit A. L., dhe J. Ll., janë shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë