Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Sherr mes të rinjve në Tiranë, adoleshenti qëllon me thikë një 26-vjeçar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akzohen për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka rënë shtetasi E. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur një biçikletë.

I arrestuar është edhe një 33-vjeçar, i cili u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit dhe pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se duke dalë jashtë banesës, ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Gjithashtu është arrestuar shtetasi F. S., 17 vjeç, si dhe proceduan penalisht shtetasit T. V., 26 vjeç dhe K. K., 25 vjeç, pasi ditën e djeshme, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 5 dhe gjatë konfliktit shtetasi F. S. ka goditur me mjet prerës shtetasin T. V. dhe me sende të forta shtetasin K. K.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur një biçikletë.

Speclialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit” dhe “Drejtimi i autotmjeteve në mënyrë të parregullt”. 33-vjeçari u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit dhe pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se duke dalë jashtë banesës, ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan shtetasin F. S., 17 vjeç, si dhe proceduan penalisht shtetasit T. V., 26 vjeç dhe K. K., 25 vjeç, pasi ditën e djeshme, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 5 dhe gjatë konfliktit shtetasi F. S. ka goditur me mjet prerës shtetasin T. V. dhe me sende të forta shtetasin K. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më shumë




spot_img








spot_img