
Një sherr mes disa personave është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Lezhës.
Bëhet me dije se sherri është shënuar mes disa të rinjve, fillimisht me fjalë dhe më pas ka degraduar me përdorimin e sendeve të forta.
Si pasojë e këtij debati kanë mbetur të plagosur dy të rinj, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij debati mes të rinjve.
Sondazh
Poll