Mbrëmjen e sotme në fshati Podgorie të Maliqit një grup të rinjsh janë konfliktuar mes tyre.
Policia njofton se shtetasi me inicialet E.B ka përfunduar në Spitalin Rajonal të Korçës me dëmtime të rënda në trup dhe në kokë.
Nga të dhënat paraprake që bën me dije policia dyshohet se ky shtetas është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M.B, rreth 27 vjeç, si edhe me dy shtetas të tjerë, të afërm këtij të fundit.
Shtetasi E.B, ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Ndërkohë Policia ka ngritur dhe grupin hetimor për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje.