Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
29 %
4.6kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Sherr mes të rinjve në Fier, 25 vjeçari qëllon me thikë bashkëmoshatarin, Policia e arreston (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 25 vjeçar është arrestuar nga Policia në Fier, pasi gjatë një sherri për motive të dobëta me një bashkëmoshatar të tij, e ka qëlluar atë me thikë. Në pranga ka rënë shtetasi Arbër Rasho, 25 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “1 Maj” të qytetit të Fierit.

“Pas marrjes së njoftimit se në lagjen “1 Maj”, Levan, Fier, ishte plagosur me mjet prerës shtetasi N. O., menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilat falë reagimit në kohë bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. R., i cili mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin N. O., 24 vjeç, banues në Levan.

24-vjeçari ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin A. R., 25 vjeç, banues në Levan, Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img