Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherr mes të rinjve, i mituri qëllon me armë zjarri bashkëmoshatarin e tij

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një tentativë vrasje ka ndodhur ditën e djeshme në Podujevë të Kosovës.

Një i mitur ka plagosur një bashkëmoshatar.

Policia bën të ditur se rreth orës 20:00 një i mitur ka plagosur me armë zjarri bashkëmoshatarin e tij.

“Fsh. Kërpimeh , Podujevë 06.03.2021-20:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar – i moshës së mitur për shkaqe ende të panjohura ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar po ashtu të moshës se mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKMF Podujevë dhe më pas është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit i cili është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar arma Zoraki me tre fishekë e cal. 7.65 mm, që dyshohet se është përdorur në rast”, njofton Policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll