Hapësire reklamuese


Aktualitet

Sherr mes të dënuarve përjetë në Peqin, raportohet për të plagosur dhe viktima

Shkruar nga Newsbomb
Sherr mes të dënuarve përjetë në Peqin, raportohet

Një situatë kaotike raportohet në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin në këto momente, shkruan newsbomb.al. Paraprakisht, është bërë me dije se i dënuari përjetë Sokol Mjacaj i ka marrë armën e shërbimit një efektivi dhe e ka plagosur.

Ndërkohë, nga burime të tjera raportohet se në Burgun e Peqinit ka shpërthyer një sherr në ambientin e ajrosjes mes tre personave të dënuar përjetë.

Nga ky konflikt, është përdorur dhe arma e zjarrit dhe i plagosur raportohet se ka mbetur shtetasi Arben Lleshi, një shqiptar i transferuar nga burgjet e Londrës me një dënim 32 vite mbi supe. Lleshi ka vrarë me armë një shqiptar në Angli dhe në vitin 2016 i është dorëzuar Shqipërisë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë me dije se nuk ka asnjë pengmarrje apo përplasje mes stafit dhe të dënuarve, por vetëm një konflikt i ashpër mes personave që vuajnë dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, me njëri-tjetrin.

Ka dhe informacione të tjera se një nga të dënuarit që është përfshirë në konflikt, ka ndërruar jetë por kjo e dhënë nuk konfirmohet.

Duke qenë se konflikti ka nisur rreth një orë më parë dhe vendngjarja është një institucion i sigurisë së lartë për vuajtjen e dënimit, edhe informacionet që dalin prej andej janë minimale. Megjithatë, ajo që dihet është se Burgu i Peqinit ka kërkuar ndihmë.

Lexo edhe: Sokol Mjacaj qëllon me armë efektivin e Burgut të Peqinit dhe merr peng stafin

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese