Hapësire reklamuese

Bota

Sherr mes shqiptarëve në Francë, dy të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Sherr mes shqiptarëve në Francë, dy të plagosur

Një sherr mes disa shqiptarëve është shënuar në Francë, kur për pasojë kanë mbetur dy të plagosur.

Mediat e huaja raportojnë se sherri ka ndodhur në lagjen Croix-de-Neyrat. Shqiptarët janë përplasur fizikisht ku njëri ka mbetur i plagosur me thikë në fytyrë, ndërsa tjetri është plagosur me armë.

Viktima e plagosur nga plumbi ka mbetur në vendngjarje, ndërsa ka shkuar ambulanca dhe i ka dhënë ndihmën e parë. I përfshirë në ngjarje ishte një 30-vjeçar, i njohur për autoritetet francezë, ndërsa i plagosur me armë ka mbetur një tjetër shqiptar 25 vjeç që është nën hetim.

Ende nuk dihet se çfarë ka shkaktuar debatin mes të rinjve shqiptarë që përfundoi me përplasje fizike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese