Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherr mes menaxherit të lokalit dhe klientit, parandalohet vrasja me ARMË zjarri në Elbasan

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Elbasanit ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një konflikt për motive të dobëta midis menaxherit të një lokali dhe klientit, ku është përdorur edhe arma e zjarrit.

Në pranga është vënë një 41 vjeçar me inicialet B.S.,, i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe në momentin që ka mbërritur Policia, ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes duke hedhur armën e zjarrit në tokë.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një konflikt për motive të dobëta midis menaxherit të një lokali dhe klientit, ku është përdorur edhe arma e zjarrit.

Arrestohet në flagrancë nga Policia një 41 vjeçar, i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe në momentin që ka mbritur Policia, ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes duke hedhur armën e zjarrit në tokë.

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Elbasan , ka ardhur një telefonatë se në lagjen "Viserian Xhuvani", Elbasan, po ndodh një konflikt në një lokal ku janë dëgjuar dhe të shtëna me armë.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku falë reagimit të shpejtë të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: B.S., 41 vjeç, banues në Elbasan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë e zjarri pistolet, si dhe një gëzhojë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale. "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese
dhe i municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike"

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu