Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherr mes katër personave, dy vëllezër plagosin dhe kërcënojnë dy vëllezër të tjerë

Shkruar nga Newsbomb
Sherr mes katër personave, dy vëllezër plagosin dhe

Dy vëllezër janë përfshirë në një konflikt me dy vëllezër të tjerë, ngjarja në lagjen “Sheq i Madh”në Fier.

Të rinjë e moshave 20 dhe 22 vjeç janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy prej tyre.

Nuk dihet se përse ka lindur konflikti, por dyshohet për motive banale.

Policia ka proceduar në gjendje të lirë dy vëllezërit e plagosur , S. P., 20 vjeç dhe K. P., 22 vjeç dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerët , J. H., 20 vjeç dhe K. H., 22 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, menjëherë pas kallëzimeve të marra për një konflikt për motive të dobëta, ndërmjet disa shtetasve, në lagjen "Sheq i Madh", kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në të.

Në përfundim të këtyre veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të përfshirë në konflikt, S. P., 20 vjeç dhe K. P., 22 vjeç (vëllezër), për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Gjithashtu, po punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt, J. H., 20 vjeç dhe K. H., 22 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje" dhe “Kanosja”, pasi dyshohet se kanë kanosur me jetë shtetasit S. P. dhe K. P” informoi sot policia.

Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar ligjërisht rrethanat e këtij konflikti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese