Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sherr mes Idrizit dhe Hysenit në emision: ‘Je i poshtëruar’. Kreu i PDIU: ‘Do të nxjerr emailet e Ramës për ty’ (DEBATI)

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka patur një përplasje live në televizion me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin ku kanë akuzuar rëndë njëri-tjetrin.

Të ftuar në studio paralele në emisionin ‘Open’ të Eni Vasilit, kreu i PDIU-së e ka kërcënuar deputetin Hyseni duke i thënë se do tia nxjerri emailet e Ramës në lidhje me të. Ai i tha Hysenit se kur ka qenë drejtor dogane e ka pushuar nga puna në doganën e Kakavijës deputetin.

Nga ana tjetër deputeti Hyseni iu kthye Idrizit duke i thënë se gjatë karrierës së tij kishte bërë shumë ecejake politike dhe mbetej i poshtëruar.

Debati:

Idrizi: Të kam pushuar nga puna në doganën e Kakavijës po mos e kthe në personale, të kam futur unë te Partia Socialiste Alket. Do të t’i nxjerrë emailet e Ramës për ty pasi të dalim nga emisioni.

Alket Hyseni : Mbetesh i poshtëruar, mbaje kanaçen Shpëtim, në historinë tënde ke shumë ecejake dhe mbetesh i humbur që të kuptosh që nuk je në kahun e duhur të historisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll