Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sherr mes dy personave në Korçë, parandalohet përshkallëzimi i konfliktit

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Korçës ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti.

Pas marrjes së njoftimit se në dalje të qytetit, dy shtetas po konfliktoheshin për motive të dobëta, policia ka shkuar në vendngjarje dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit midis shtetasit M.I, 19 vjeç dhe një 38 vjeçari, banues në Korçë.

Në vijim të veprimeve të tjera proceduriale, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit M.I, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike (së cilës i mungonin disa pjesë të saj) me 3 krëhera fishekësh, si edhe 817 copë fishekë luftarake.

Shtetasi M.I, u arrestua në flagrancë për veprat penale të lartpërmendura dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll