Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Sherr mes dy ndërtuesve te “Rruga e Kavajës”, plagoset biznesmeni Sino Llanaj, 4 ditë më parë e rrahën te Astiri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

23046a70c57528b807c525606a498200

Biznesmeni Sino Llanaj raportohet se është personi që ka mbetur i plagosur te “Rruga e Kavajës”, si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur pak më parë.

Siç shihet nga pamjet, të shtënat kanë ndodhur në hyrje të një pallati në ndërtim e sipër. Paraprakisht mësohet se ka qenë një konflikt mes dy pronarëve të pallatit në ndërtim, i cili më pas ka degraduar në nxjerrjen e armëve të zjarrit.

Deri tani bëhet me dije se i plagosur në këmbë ka mbetur biznesmeni ndërtues Sino Llanaj. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar Policinë sapo sherri ka nisur.

Në spital i plagosur ka mbërritur dhe shtetasi Klodjan Gomina, kalimtar i rastit, dhe roja i pallatit Shkëlzen Biberi.

Kujtojmë se, biznesmeni Sino Llanaj u përfshi në një sherr 4 ditë më parë në Astir.

137585718_1696719947154040_6501255783764488334_n.png
137271601_240378537494393_3670447144649175648_n.png
138316907_244261707108165_8911407939254642432_n.png

Më shumë

spot_img
spot_img