Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherr mes dy familjeve në Pukë, 3 persona përfundojnë në spital

Shkruar nga Newsbomb
Sherr mes dy familjeve në Pukë, 3 persona përfundojnë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Gjegjan të Pukës, ku janë përplasur dy familjet Marku e Zefi.

Bëhet me dije se sherri ka nisur verbalisht ndërsa më pas ka degraduar dhe në dhunë fizike, ku mes dy familjeve janë përdorur dhe mjetet prerëse, thikë.

Në konflikt janë përfshirë shtetasi K. M., 55 vjeç, me shtetasin F. Z., 36 vjeç dhe me nënën e tij, shtetasen B. Z., 60 vjeçe, të tre banues në këtë fshat. Si pasojë e përdorimit të sendeve të forta gjatë konfliktit kanë mbetur të dëmtuar të tre këta shtetas, të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të konfliktit.

"Në fshatin Gjegjan, dyshohet se janë përfshirë në konflikt shtetasi K. M., 55 vjeç, me shtetasin F. Z., 36 vjeç dhe me nënën e tij, shtetasen B. Z., 60 vjeçe, të tre banues në këtë fshat. Si pasojë e përdorimit të sendeve të forta gjatë konfliktit kanë mbetur të dëmtuar të tre këta shtetas, të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit", njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese