Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherr me thikë në Tiranë, plagoset 32-vjeçari, autori në arrati

Shkruar nga Newsbomb
Sherr me thikë në Tiranë, plagoset 32-vjeçari, autori

Një person ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Tiranë. Uniformat blu bëjnë me dije se dy persona janë konfliktuar këtë të hënë në rrugën “Prokop Mima” në Tiranë.

Sherri mes dy personave ka agravuar deri në përdorimin e thikës. Për pasojë mbeti i plagosur shtetasi M. I., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë mësohjet se autori është larguar menmjëherë nga vendngjarja.

Policia po punon për kapjen dhe identifikimin e autorit.

Njofti i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.02.2024, rreth orës 11:55, në rrugën "Prokop Mima", shtetasi F. B., 30 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin M. I., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese