Tirana
broken clouds
19.1 ° C
19.1 °
19.1 °
60 %
3.3kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Sherr me thika në Tiranë, plagoset 34 vjeçari dhe shoku i tij, policia shpall në kërkim dy vëllezërit autorë të ngjarjes (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona janë shpallur në kërkim pasi kanë plagosur me armë të ftohtë një 34-vjeçar, në zonën e Yzberishit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Yzberishtit mbrëmjen e djeshme, ku sipas njoftimit të policisë shtetasit Mario Basha dhe Bruno Basha (vëllezër) kanë plagosur 34 vjeçarin Valter Çela.

Deri më tani nga informacionet e dhëna nga uniformat blu dyshohet se këta persona kanë patur sherr me njëri-tjetrin për motive banale.  Grupi i hetimit po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota të sherrit si dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 08.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasve B. I(B)., 29 vjeç, dhe M. B., (B), 26 vjeç, sepse  në rrugën “Veli Dedi”, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. Ç, 34 vjeç, dhe me sende të forta shtetasin E. Sh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre”, njofton Policia.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img