Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherr me thika në Tiranë, plagoset 30 vjeçari dhe dërgohet me urgjencë në spital

Shkruar nga Newsbomb
Sherr me thika në Tiranë, plagoset 30 vjeçari dhe dërgohet

Një 30 vjeçar ka mbetur i plagosur mesditën e sotme në Tiranë, si pasojë e një sherri me thika.

“Me datë 03.05.2021, rreth orës 11:45, në Shkozë, pas  një konflikti për motive të dobëta shtetasi S. K., ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë bënë shoqërimin në Komisariat e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit S. K., për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Tiranës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.