Një konflikt mes tre personave ka degraduar deri në nxjerrjen e armëve të ftohta në kryeqytet mbrëmjen e sotme, ku ka mbetur i plagosur një 26 vjeçar.
Sipas informacioneve, gjatë një sherri për motive të dobëta, E.M dhe E.M, babë e bir kanë plagosur në “Komunën e Parisit” me mjete prerëse një 26 vjeçar me iniciale D.L.
Sakaq policia ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve, ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Informacion paraprak
Më datë 17.05.2018, rreth orës 21:20, në një lulishte në zonën e “Komunës të Parisit”, ka patur një konflikt për motive të dobëta midis shtetasve D. L., E. M., dhe E. M., ku për pasojë shetasi D. L rreth 26 vjeç është goditur me mjet prerës (në bark) nga shtetasit E. M., dhe E. M., ( at dhe bir).
Shërbimet e policisë kanë shoqëruar shtetasit E. M., dhe E. M., ( at dhe bir), në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore. Shtetasi i dëmtuar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.